Canaj: Limaj është i ndërtuar për PDK-në dhe jo për LDK-në
Përkundër pritjeve, Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit. E analisti politik, Blerim Canaj, thotë, se lideri i Nismës, Fatmir Limaj, më shumë është i ndërtuar për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike të Kosovës sesa me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, megjithëse LVV-ja lidhi koalicion zyrtar me Guxo dhe…
Lajme
Përkundër pritjeve, Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
E analisti politik, Blerim Canaj, thotë, se lideri i Nismës, Fatmir Limaj, më shumë është i ndërtuar për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike të Kosovës sesa me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, megjithëse LVV-ja lidhi koalicion zyrtar me Guxo dhe Alternativa, ai deklaron se këto dy parti veçse janë shkrirë në LVV. Sipas tij, më ekstrem Vetëvendosje janë bërë zyrtarët e Guxo dhe Alternativës, sesa vet ata që e kanë themeluar LVV-në.
“Ata vetëm e shesin si të tillë sikur janë disa parti, por që janë të shkrira, ajo s’do koment. E kemi parë që më ekstrem Vetëvendosje janë bërë kandidatët e Listës Guxo dhe Alternativës sesa vet ata që e kanë themeluar Lëvizjen Vetëvendosje. Te LVV-ja jemi në një situatë tjetër, ndërkaq te PDK dhe LDK është më ndryshe, sidomos kur flitet për zotëri Limaj. Limaj është i ndërtuar për PDK-në dhe jo për LDK-në”, thekson ai./kp