Vrasja e biznesmenit, automjeti i autorëve ishte në emër të kompanisë së viktimës

Detaje të reja janë mësuar mbi vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan. Dyshohet se makina tip “Audi” me të cilën lëviznin autorët ka qenë në pronësi të kompanisë së tij. Edmond Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, pranë karburantit në pronësi të tij. Një prej autorëve e ka qëlluar biznesmenin me pesë…

Lajme

01/12/2025 14:49

Detaje të reja janë mësuar mbi vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan.

Dyshohet se makina tip “Audi” me të cilën lëviznin autorët ka qenë në pronësi të kompanisë së tij.

Edmond Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, pranë karburantit në pronësi të tij.

Një prej autorëve e ka qëlluar biznesmenin me pesë plumba, dy prej të cilëve në kokë dhe një në trup.

Pas vrasjes, autorët e dyshuar janë larguar drejt aksit Elbasan-Librazhd ndërkohë, këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.