Raportohet se Agim Çeku do kandidoj për deputet nga AAK-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të fuqizohet sa i përket zgjedhjeve të ardhshme. AAK vendosi që të kandidoj si parti e vetme, pa koalicion në zgjedhjet e dhjetorit. E në media tanimë është raportuar se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku do të jetë pjesë e listës kandiduese nga kjo parti. Edhe pse ende…

Lajme

01/12/2025 14:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të fuqizohet sa i përket zgjedhjeve të ardhshme.

AAK vendosi që të kandidoj si parti e vetme, pa koalicion në zgjedhjet e dhjetorit.

E në media tanimë është raportuar se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku do të jetë pjesë e listës kandiduese nga kjo parti.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga lideri i AAK-së, apo nga vetë Çeku- siç duket partia po angazhohet që të marrë figura të rëndësishme të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme./Lajmi.net/