Dorëzohet peticion për rikthimin e Xhafer Tahirit në krye të Degës së LDK-së në Vushtrri

Dega e LDK-së në Vushtrri ka dorëzuar sot në selinë qendrore të partisë një peticion me të cilin kërkohet të mos pranohet dorëheqja e Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës. Peticioni, i cili mban 203 nënshkrime, është dorëzuar nga Sekretari i Degës, nënkryetarët dhe Sekretari Organizativ. Nënshkruesit përfshijnë themelues të Degës, asambleistë të…

Lajme

01/12/2025 11:56

Dega e LDK-së në Vushtrri ka dorëzuar sot në selinë qendrore të partisë një peticion me të cilin kërkohet të mos pranohet dorëheqja e Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës.

Peticioni, i cili mban 203 nënshkrime, është dorëzuar nga Sekretari i Degës, nënkryetarët dhe Sekretari Organizativ. Nënshkruesit përfshijnë themelues të Degës, asambleistë të zgjedhur, anëtarë të Kryesisë, kryetarë të nëndegëve, komisionerë, vëzhgues dhe aktivistë.

Sipas përfaqësuesve të Degës, iniciativa ka për qëllim ruajtjen e unitetit dhe vazhdimin e funksionimit të plotë të strukturës së LDK-së në Vushtrri.