Komuna e Prizrenit jep tender në vlerë prej mbi 81 mijë euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit
Festat e fundvitit po afrojnë, e bashkë me të edhe dekorimet e shumta e mbrëmjet festive në qytete të ndryshme të Kosovës. Për këto dekore dhe vendosjen e shtëpizave, Komuna e Prizrenit ka dhënë tender në vlerë prej 81 mijë e 500 eurove. Tenderi fillimisht ishte hapur në vlerë prej 80 mijë eurove, por që…
Lajme
Festat e fundvitit po afrojnë, e bashkë me të edhe dekorimet e shumta e mbrëmjet festive në qytete të ndryshme të Kosovës.
Për këto dekore dhe vendosjen e shtëpizave, Komuna e Prizrenit ka dhënë tender në vlerë prej 81 mijë e 500 eurove.
Tenderi fillimisht ishte hapur në vlerë prej 80 mijë eurove, por që kompania me ofertën më të lirë, e cila edhe e ka fituar këtë tender “MULTI BUSSINES GROUP SH.P.K”, ka ofertuar me 81 mijë e 500 euro.


Qyteti i Prizrenit do të investoj mbi 80 mijë euro në dekore të ndryshme festive, për t’i ofruar qytetarëve të kësaj komune atmosferë festive. /Lajmi.net/