Arrestohet një person në Vushtrri, gjatë nëntorit ka vjedhur dy herë naftë nga gjeneratori i një personi tjetër

Policia e Kosovës, gjatë hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje. Ai dyshohet se gjatë muajit nëntor, në dy raste ka vjedhur sasi të naftës nga gjeneratori i ankuesit, shkruan lajmi.net. “I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa…

Lajme

01/12/2025 11:34

Policia e Kosovës, gjatë hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.

Ai dyshohet se gjatë muajit nëntor, në dy raste ka vjedhur sasi të naftës nga gjeneratori i ankuesit, shkruan lajmi.net.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/