Kryeziu: Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë duke e shkelur ligjin, e të akuzosh se janë kundër mërgatës ata që mbështesin atë në përputhje me ligjin

Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar në lidhje me votimin e mërgatës në vende jashtë ambasadave e konsullatave diplomatike që e ka ndaluar KQZ. Ai ka thënë se mërgata nuk mund të trajtohet si të jetë popull tjetër e as pronë e një partie politike, shkruan lajmi.net. Populizmin në emër të “respektimit për mërgatën”, ai…

Lajme

01/12/2025 11:16

Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar në lidhje me votimin e mërgatës në vende jashtë ambasadave e konsullatave diplomatike që e ka ndaluar KQZ.

Ai ka thënë se mërgata nuk mund të trajtohet si të jetë popull tjetër e as pronë e një partie politike, shkruan lajmi.net.

Populizmin në emër të “respektimit për mërgatën”, ai e ka parë si veprim politik për të kapur më shumë vota.

“Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: