Hoxhaj i quan të “quara dëm” vitet e fundit në diplomaci: Kosova ka nevojë për politike të jashtme që lëviz, jo që pret

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kujtuar se sot bëhen 9 vite prej kur Kosova u njoh nga Singaporit, si njohja e 113-të për Kosovën. Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm, kishte lobuar gjatë që ta sjell këtë rezultat në vitin 2016, shkruan lajmi.net.…

Lajme

01/12/2025 10:45

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kujtuar se sot bëhen 9 vite prej kur Kosova u njoh nga Singaporit, si njohja e 113-të për Kosovën.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm, kishte lobuar gjatë që ta sjell këtë rezultat në vitin 2016, shkruan lajmi.net.

Ai ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës në vitet e fundit.

“Sot, kur mendojmë për këto vitet e fundit të çuara dëm në politikë të jashtme, është urgjente që Kosova në vitin 2026 t’i rikthehet asaj energjie. Njohjet e reja nuk vijnë vetë. Kërkojnë vizion, diplomaci serioze dhe punë të palodhshme në terren. Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme që lëviz, jo që pret. Është koha për t’i rikthyer sukseset”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: