Abdixhiku: VV-ja me panik, sulme e ulërima se s’u lejua votimi i mërgatës në salla dasmash e depo mallrash, ku s’ka kontroll e monitorim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklarimeve të shumta nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin që pati LDK-ja që të ankohet për mos-lejim që të votohet vend e pavend në mërgatë. Abdihxiku tha se reagimet e VV-së janë mashtrim, pa fakte, me propagandë. “E vërteta është se që nga caktimi i datës…

Lajme

01/12/2025 10:28

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklarimeve të shumta nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin që pati LDK-ja që të ankohet për mos-lejim që të votohet vend e pavend në mërgatë.

Abdihxiku tha se reagimet e VV-së janë mashtrim, pa fakte, me propagandë.

“E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë.Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan”,deklaroi ai.

Abdihxikut ha se pas kësaj, tentuan që të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e ristorante, ku s’ka shtet, ku s’ak kontrolle e s’ka monitorim.

“PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj. Dhe ja ku jemi sot:Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike.E vërteta është e thjeshtë. Mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka patur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet”.

Abdixhiku tha gjithashtu se mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më, transmeton lajmi.net.

“Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë.

Reagimi i plotë:

Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot.

E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë.

Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan.

Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj.

Dhe ja ku jemi sot:

Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike.

E vërteta është e thjeshtë. Mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka patur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet.

E di se do ta bëjnë.

LDK po punon secilën ditë me ta. Regjistrohuni e ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë!

Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve.

Përse? Sepse e kanë kuptuar një të vërtetë të madhe:

Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon.

Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë.

Kosova po zgjohet.

Mërgata po rikthehet.

E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret./Lajmi.net/