Xhaka e Shaqiri të nominuar për çmimet e më të mirëve në Zvicër
Në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë më 12 janar të 2026-ës do të shpallen futbollistët më të mirë për vitin 2025 në Zvicër. Dy yjet e Zvicrës, me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë të nominuar për të fituar çmime të tjera dhe me shumë gjasë kandidatët kryesorë në kategoritë përkatëse – me…
Sport
Në kryeqytetin e Zvicrës, në Bernë më 12 janar të 2026-ës do të shpallen futbollistët më të mirë për vitin 2025 në Zvicër.
Dy yjet e Zvicrës, me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë të nominuar për të fituar çmime të tjera dhe me shumë gjasë kandidatët kryesorë në kategoritë përkatëse – me ominimet që janë publikuar të premten.
Xhaka është i nominuar në njërën prej kategorive kryesore, atë për futbollistin më të mirë të Zvicrës.
Në konkurrencë me kapitenin e kombëtares së Zvicrës dhe Sunderlandit, janë Manuel Akanji dhe Dan Ndoye.
Xhaka e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë te kombëtarja e Zvicrës në tri edicionet e kaluara.
Çmimin e vitit të kaluar e fitoi pas sukseseve që pati me Bayer Leverkusenin, skuadër me të cilën e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Xherdan Shaqiri është konkurrenti kryesor në kategorinë e futbollistit më të mirë të Superligës së Zvicrës.
Këtë vit Shaqiri pati shumë suksese me Baselin, duke fituar titullin dhe Kupën e Zvicrës dhe duke realizuar e asistuar një numër të madh të golave.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet nga Federata e Futbollit e Zvicrës dhe Liga e Futbollit të Zvicrës.
Të nominuarit janë zgjedhur nga paneli i ekspertëve ku përfshihen trajnerët e klubeve, drejtorët sportivë dhe kapitenët, si dhe përzgjedhësit e kombëtareve të Zvicrës.
Rezultati final do të përcaktohet nga një e treta e votave të jurisë së ekspertëve, përfaqësuesve të zgjedhur të mediave dhe tifozëve.