Në Deçan zbulohet murali i ri për ushtarët e UÇK-së në Ditën e Flamurit

Në Deçan është inauguruar një murali i ri kushtuar ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Vepra artistike është realizuar nga artisti Bledar Cakalli dhe u zbulua sot gjatë aktiviteteve festive në komunë. Murali paraqet figurat e luftëtarëve të UÇK-së dhe simbolikën e rezistencës për liri, duke…

Lajme

28/11/2025 19:42

Në Deçan është inauguruar një murali i ri kushtuar ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Vepra artistike është realizuar nga artisti Bledar Cakalli dhe u zbulua sot gjatë aktiviteteve festive në komunë.

Murali paraqet figurat e luftëtarëve të UÇK-së dhe simbolikën e rezistencës për liri, duke u bërë një pikë e re kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre./Lajmi.net/