Trump uron Shqipërinë: Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ku ka theksuar gatishmërinë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve. Në mesazhin e tij, Trump shprehet: “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona…
Lajme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ku ka theksuar gatishmërinë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
Në mesazhin e tij, Trump shprehet: “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, transmeton lajmi.net.
Presidenti Begaj e publikoi telegramin në platformën X, duke u shprehur mirënjohës për urimin e presidentit amerikan. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA dhe faleminderit Donald Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme,” shkroi Begaj.
Ai shtoi më tej: “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë”./lajmi.net/
I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.
Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.
Albania remains committed to working with the United States on our shared…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025