Altin Krasniqi bëhet baba në Ditën e Flamurit: Gega ynë erdhi si simbol i unitetit të shqiptarëve

Ish-deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi – djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë – ka ndarë një lajm të gëzueshëm dhe shumë emocional pikërisht në Ditën e Flamurit. Në një postim prekës, Altini bëri të ditur se familjes së tyre më 28 Nëntor…

Lajme

28/11/2025 15:29

Ish-deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi – djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë – ka ndarë një lajm të gëzueshëm dhe shumë emocional pikërisht në Ditën e Flamurit.

Në një postim prekës, Altini bëri të ditur se familjes së tyre më 28 Nëntor i është shtuar një festë e re: lindja e djalit të tyre, Gegës, transmeton lajmi.net.

“28 Nëntorit, në familjen tonë iu shtua edhe një festë, lindja e djalit tonë, Gegës. Lindja jote në këtë datë, Gegë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi”, shkroi ai.

Ai tha se emrat e dy fëmijëve të tij – Gega dhe Toska – bartin simbolikën e veriut dhe jugut të Shqipërisë, duke shprehur mesazhin e unitetit kombëtar.

“Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë.”

Altini e përmbylli mesazhin me fjalë të ngrohta për lindjen e djalit në një ditë historike për kombin shqiptar:

“Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë! 🇦🇱”

Lajmi vjen në një periudhë të ndjeshme për familjen Krasniqi, teksa Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgimin e Hagës nën akuzat e Gjykatës Speciale./lajmi.net/