Bashkimi Evropian: Në Kosovë investuam 3.7 miliardë euro që nga 1999

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë me dije se në Kosovë kanë investuar  3.7 miliardë euro që nga viti 1999. Bashkimi Evropian tha se është në krah të Kosovës dhe se është partneri më fortë dhe i besueshëm i saj. “Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja…

Lajme

28/11/2025 15:24

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë me dije se në Kosovë kanë investuar  3.7 miliardë euro që nga viti 1999.

Bashkimi Evropian tha se është në krah të Kosovës dhe se është partneri më fortë dhe i besueshëm i saj.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm. BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”, tha BE.

Zyra e BE-së tha se mbështetja e BE-së po bën një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

“Në çdo hap, BE-ja është në krahun tuaj, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”./Lajmi.net