Thaçi- gjykatësve: Mos lejoni të ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet e juaja
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka adresuar sot kritika të fuqishme ndaj Gjykatës Speciale, e cila ka caktuar seancë ndaj tij në Ditën e Flamurit. Në adresimin e tij, Thaçi ka kërkuar nga gjyqtarët të jenë të kujdesshëm. Ai ka thënë se është për respektim të shëtit ligjor. “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance dhe…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka adresuar sot kritika të fuqishme ndaj Gjykatës Speciale, e cila ka caktuar seancë ndaj tij në Ditën e Flamurit.
Në adresimin e tij, Thaçi ka kërkuar nga gjyqtarët të jenë të kujdesshëm.
Ai ka thënë se është për respektim të shëtit ligjor.
“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance dhe për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor. Por, është me interes që në këtë gjykatë që të mos ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet te tuaja përkatëse. Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, vlerat kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë Thaçi.