Gjendet trupi i pajetë i personit të zhdukur në pendën e Livoçit

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për lajmi.net se trupi i pajetë i personit të raportuar si i zhdukur më 27 nëntor 2025, është gjetur sot gjatë kërkimeve intensive. Sipas Osmanit, sot më 28.11.2025 rreth orës 12:45, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë…

Lajme

28/11/2025 14:33

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për lajmi.net se trupi i pajetë i personit të raportuar si i zhdukur më 27 nëntor 2025, është gjetur sot gjatë kërkimeve intensive.

Sipas Osmanit, sot më 28.11.2025 rreth orës 12:45, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë trupin në pendën e fshatit Livoq.

Në vendngjarje, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, tha Osmani./lajmi.net/