Ky avancim vjen pas fitores së FC Dritës mbrëmë ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League, një rezultat që ka sjellë një ndikim të rëndësishëm për koeficientin e futbollit kosovar, transmeton lajmi.net.
FFK-ja thekson se ky progres është dëshmi e punës së palodhur të klubeve vendore dhe e përkushtimit të vazhdueshëm për ngritjen e nivelit të futbollit në Kosovë.
“Ky sukses tregon trendin pozitiv të rritjes së koeficientit të kampionatit tonë dhe na motivon që të vazhdojmë së bashku drejt arritjeve edhe më të mëdha,” thuhet në njoftimin e FFK-së.
Fitorja e FC Dritës jo vetëm që forcon pozicionin e Kosovës në arenën evropiane, por gjithashtu nxit shpresë për rezultate edhe më të mira të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare./lajmi.net/