Thaçi i pakënaqur që seanca po mbahet me 28 nëntor: Duhej evituar – urime gjithë shqiptarëve, besoj se në 28 nëntorin tjetër do të festojmë bashkërisht

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të mbajtur seancën gjyqësore pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor. Thaçi ka theksuar se caktimi i një seance gjyqësore në një ditë feste kombëtare është një befasi negative për çdo shqiptar dhe…

Lajme

28/11/2025 11:55

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të mbajtur seancën gjyqësore pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

Thaçi ka theksuar se caktimi i një seance gjyqësore në një ditë feste kombëtare është një befasi negative për çdo shqiptar dhe shkel traditat dhe vlerat shtetërore që respektohen në vendet e tjera.

“Është e rëndësishme që në këtë gjykatë të respektohen rregullat dhe traditat, ashtu si në shtetet tuaja. Caktimi i kësaj seance pikërisht sot, më 28 nëntor, do të duhej të evitohej. Për mua dhe për çdo shqiptar, kjo është një befasi e pakëndshme. Sot, çdo shqiptar feston Ditën Kombëtare dhe kujton dinjitetin dhe krenarinë e kombit,” tha Thaçi.

Ai gjithashtu uroi shqiptarët që të festojnë të bashkuar dhe me dinjitet, duke shprehur shpresën se në 28 Nëntorin e ardhshëm festat do të jenë të përbashkëta dhe pa ndërprerje nga aktivitetet gjyqësore.

“Sot çdo familje shqiptare dhe institucion i Kosovës edhe kujton e edhe feston. Mua nuk më mbetet tjetër vetëm të uroj të gjithë shqiptarët që të festojnë të bashkuar dhe me dinjitet. Besoj se në 28 nëntorin tjetër do të festojmë bashkërisht”, tha Thaçi./lajmi.net/