Operacion në Prishtinë: Policia jep detaje për të arrestuarin që furnizonte të miturit me thika, boksa të hekurit dhe shufra metalike

Policia e Kosovës ka dhënë informacione të reja lidhur me arrestimin e një personi mbrëmë në Prishtinë, i cili dyshohet se ka kryer shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek personat e mitur. Sipas Policisë, pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor “Qendra”, është bërë identifikimi dhe arrestimi i të…

Lajme

28/11/2025 11:17

Policia e Kosovës ka dhënë informacione të reja lidhur me arrestimin e një personi mbrëmë në Prishtinë, i cili dyshohet se ka kryer shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek personat e mitur.

Sipas Policisë, pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor “Qendra”, është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia thekson se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar nëse ka pasur përfshirje të personave të tjerë dhe për të siguruar që mjetet e sekuestruara nuk do të shpërndahen më tej te të miturit.

Njoftimi i plotë: 

Prishtinë, 28 Nëntor 2025 – Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek personat e mitur.
Pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor “Qendra”, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë./lajmi.net/