Ministria e Brendshme njofton qytetarët: Disa nga shërbimet digjitale do jenë të paqasshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizojë punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj. Për rrjedhojë, MPB tha se shkaku i këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të…

Lajme

28/11/2025 11:15

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizojë punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj.

Për rrjedhojë, MPB tha se shkaku i këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të jenë jo të qasshme për qytetarë.

“Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për avancim të infrastrukturës shtetërore të TIK dhe më qëllim të përmirësimit të performances dhe sigurisë së shërbimeve, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizojë punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj. Për shkak të këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të jenë jo të qasshme për qytetarë. Ju lutemi për mirëkuptim!”, tha Ministria.