KFOR uron 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë
Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare përmes një postimi zyrtar, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e vendit në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë. Në njoftim, KFOR ka theksuar se Shqipëria është një ndër 33 shtetet që kontribuon me trupa në mision, duke e cilësuar partneritetin si…
Lajme
Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare përmes një postimi zyrtar, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e vendit në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.
Në njoftim, KFOR ka theksuar se Shqipëria është një ndër 33 shtetet që kontribuon me trupa në mision, duke e cilësuar partneritetin si shembull të bashkëpunimit dhe solidaritetit brenda aleancës, transmeton lajmi.net.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 vendet kontribuuese me trupa në misionin e KFOR-it. Më të fortë së bashku”, thuhet në urimin zyrtar.
Postimi i plotë:
Forca e NATO-s në Kosovë – KFOR
Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë.
Shqipëria është një nga 33 vendet kontribuuese me trupa në misionin e KFOR-it.
Më të fortë së bashku
Shqipëria