Drita fiton kundër Shkëndijës – ngjitet në pozitën e 8-të në Konferencë Ligë, dy pike larg vendit të parë

Skuadra e Dritës ka arritur të shënoj fitore kundër ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija. Gjilanasit fituan me rezultat 1:0, transmeton lajmi.net. Goli I vetëm u shënua nga Arb Manaj në minutën e 20-të. Me këtë fitore, Drita ngjitet në pozitën e 8-të në Konferencë Ligë, kurse Shkëndija bie në pozitën e 25-të. Skuadra…

Sport

27/11/2025 23:02

Skuadra e Dritës ka arritur të shënoj fitore kundër ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija.

Gjilanasit fituan me rezultat 1:0, transmeton lajmi.net.

Goli I vetëm u shënua nga Arb Manaj në minutën e 20-të.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në pozitën e 8-të në Konferencë Ligë, kurse Shkëndija bie në pozitën e 25-të.

Skuadra nga Kosova ka 8 pikë pas katër ndeshjeve, dy fitore dhe dy barazime. Gjilanasit janë vetëm 2 pikë larg vendit të parë.

8 skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/8-ën e finales. Ndeshja e radhës e Dritës do të jetë kundër Az Alkmaarit në “Fadil Vokrri”./lajmi.net/