Pse Alonso u pendua pas fitores së Madridit ndaj Olympiakosit?
Xabi Alonso raportohet se i kërkoi falje Arda Gülerit pas fitores dramatike 3-4 të Real Madridit ndaj Olympiakos në Pire. Trajneri e pranoi se zëvendësimi i lojtarit turk me Jude Bellingham kishte qenë një gabim që dobësoi lojën sulmuese të ekipit, ndaj pas ndeshjes e kërkoi personalisht për t’i shpjeguar situatën. Güler reagoi me qetësi…
Sport
Xabi Alonso raportohet se i kërkoi falje Arda Gülerit pas fitores dramatike 3-4 të Real Madridit ndaj Olympiakos në Pire. Trajneri e pranoi se zëvendësimi i lojtarit turk me Jude Bellingham kishte qenë një gabim që dobësoi lojën sulmuese të ekipit, ndaj pas ndeshjes e kërkoi personalisht për t’i shpjeguar situatën. Güler reagoi me qetësi dhe mirënjohje, duke treguar pjekuri dhe duke forcuar marrëdhënien mes tyre.
Ndeshja konfirmoi rëndësinë në rritje të Güler te Real Madrid. Me asistimin e tij dhe lëvizjet inteligjente në hapësira, ai ishte një nga lojtarët që ndryshoi ritmin e lojës. Kombinimi i tij me Trent Alexander-Arnold doli premtues, ndërsa kontributi i tij në mbrojtje tregoi se po bëhet gjithnjë e më komplet.
Alonso e sheh Güler si një element kyç për të ardhmen e ekipit dhe zhvillimi i tij është një projekt personal i trajnerit. Gjesti i faljes e bëri të qartë se besimi ndaj mesfushorit të ri është i plotë dhe se roli i tij në skuadër pritet të rritet ndjeshëm./kp