Deliu: RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale – Abuzim me pushtetin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për të ndarë mjetet për RTK-në. Deliu-Kodra ka thënë se ata i fajësonin të tjerët, por del që Qeveria në detyrë ka pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së, shkruan lajmi.net. “Në ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan,…

Lajme

27/11/2025 14:54

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për të ndarë mjetet për RTK-në.

Deliu-Kodra ka thënë se ata i fajësonin të tjerët, por del që Qeveria në detyrë ka pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së, shkruan lajmi.net.

“Në ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht, dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi, është abuzim i pastër me pushtetin. RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale. Keq, shumë keq!”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: