Lajmëroni Policinë nëse shihni gruan në foto, po kërkohet për rrahje
Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, për të identifikuar një të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë. “Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e…
Lajme
Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, për të identifikuar një të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.