“Dita e Forcës” – Presidentja Osmani dhe udhëheqësit institucionalë vizitojnë FSK-në

Në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, realizuan sot një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Delegacioni fillimisht u ndal tek kompania e armëve e Regjimentit të…

Lajme

27/11/2025 10:32

Në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, realizuan sot një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Delegacioni fillimisht u ndal tek kompania e armëve e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, ku u prezantuan armatimet, automjetet dhe pajisjet me të cilat operojnë trupat e FSK-së. Përfaqësuesit e institucioneve u informuan nga afër për kapacitetet aktuale dhe arritjet e forcës.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mbajti një adresim të veçantë, ku uroi oficerët, nënoficerët, ushtarakët në pension dhe stafin civil për “Ditën e Forcës”. Ai theksoi se ushtria e Kosovës është ndërtuar mbi themele gjaku dhe sakrifice, duke nënvizuar se sot FSK-ja gëzon respekt dhe vlerësim ndërkombëtar.