“Superylli shqiptar” – çka shkruajnë mediat zvicerane dhe italiane për vdekjen e Shpat Kasapit

Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak. “Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.”, është tituli i mediumit zviceran “Blick”. Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe. “Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe…

ShowBiz

26/11/2025 19:55

Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.

Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.

“Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.”, është tituli i mediumit zviceran “Blick”.

Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe.

“Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë.Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes”, thuhet në artikull.

Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.