Kurti: Lufta politike është kthyer kundër nesh dhe mërgatës, partitë kundërshtuan 28 dhjetorin për t’ua pamundësuar votimin mërgatës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi u kandidua për kryeministër nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë, akuzoi subjektet e tjera politike se janë bashkuar kundër VV-së dhe, siç tha ai, edhe kundër mërgatës. Ai tha se ish-opozita nuk donte të pranonte për datën 28 dhejtorë me qëllim që mërgata të mos mund të votonte, raporton…

Lajme

26/11/2025 19:51

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi u kandidua për kryeministër nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë, akuzoi subjektet e tjera politike se janë bashkuar kundër VV-së dhe, siç tha ai, edhe kundër mërgatës.

Ai tha se ish-opozita nuk donte të pranonte për datën 28 dhejtorë me qëllim që mërgata të mos mund të votonte, raporton lajmi.net

“VV tashmë qëndron dukshëm e para, por tani nuk është më beteja mes subjekteve por të gjithë ata bashkë kundër neve. Ata qëndruan dhjetë muaj bashkë për ta pamundësuar Qverinë e VV-së, nuk e pranuan një Qeveri Kurti 3, nuk e pranuan një Qeveri Konjufca 1, tani që refuzuan bashkëpunimin me neve dhe refuzuan themelimin e Kuvendit betje e tyre e ka gjetur një armik të ri e kjo është mërgata jonë. Kjo luftë ndaj tyr enuk ka filluara sot, në zgjedhje te kaluara kemi dëshmuar se ka parregullësi dhe manipulime të votave me postë por që prokuroria nuk u mor asnjëherë me to, në takimin tonë për caktimin e datës të gjithë njëzërin e kundërshtuan 28 dhjetorin, fillimisht thojshin 7 apo 17 dhjetor, kur e panë që kjo është e pamundur insistionin te 21 dhejtori – thjeshtë dëshironin që mëragat të mos votojë”, tha Kurti./Lajmi.net/