Konjufca: Ish-opozita po ndjek agjendë antishtetërore dhe po sakrifikon vendin për të dëmtuar VV-në

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zyrtarisht propozoi Albin Kurtin si kandidat të VV-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke thënë se “kush do ta meritonte më shumë se ai?”. Konjufca kritikoi ashpër ish-opozitën, duke e akuzuar se që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9…

Lajme

26/11/2025 19:22

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zyrtarisht propozoi Albin Kurtin si kandidat të VV-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke thënë se “kush do ta meritonte më shumë se ai?”.

Konjufca kritikoi ashpër ish-opozitën, duke e akuzuar se që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka ndjekur një “agjendë anti-shtetërore”, raporton lajmi.net

Ai tha se partitë që atëherë ishin në opozitë po vazhdojnë, sipas tij, me një qasje “tejet të dëmshme” për shtetin, të udhëhequr nga “shkurtpamësi e mjerueshme”.

Sipas Konjufcës, ish-opozita ka tentuar të bllokojë çdo proces institucional vetëm për të krijuar përshtypjen se qeverisja e VV-së po dështon.

“Ata duan të bllokojnë gjithçka, në mënyrë që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme dhe do ta quaja antishtetërore. Për këtë qëllim, ata janë në gjendje të shkojnë edhe në humnerë. Edhe nëse nuk ka buxhet e as paga për popullin, nuk ka rëndësi, vetëm që Albin Kurti të dështojë. Me sakrifiku shtetin që Albini me dalë keq — shkurtpamësi e mjerueshme dhe e paparë,” u shpreh Konjufca./Lajmi.net/