“KOSOVA VOTON”, është slogani për votimet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot raportin e Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kjo listë përmban 2,076,422 votues, prej të cilëve 1,067,499 burra dhe 1,008,923 gra. Sipas një njoftimi të KQZ-së, ajo njëherësh përmban 7 mijë e 324 votues më shumë në krahasim zgjedhjet lokale të 12 tetorit.…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot raportin e Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Kjo listë përmban 2,076,422 votues, prej të cilëve 1,067,499 burra dhe 1,008,923 gra.
Sipas një njoftimi të KQZ-së, ajo njëherësh përmban 7 mijë e 324 votues më shumë në krahasim zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
KQZ-ja ka miratuar edhe sloganin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës i cili do të jetë “KOSOVA VOTON!”, thuhet në njoftim.