Alban Hyseni sqaron çështjen e buxhetit: Komuna po operon me 1/12 e buxhetit, por pa hyrë në obligime pa mbulesë financiare

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka dal me një sqarim lidhur me çështjen e buxhetit. Hyseni ka thënë se edhe Gjilani  njësoj si Prishtina po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra e tyre e menaxhimit ka qenë krejt tjetër. Hysnei ka thënë se mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi…

Lajme

26/11/2025 17:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka dal me një sqarim lidhur me çështjen e buxhetit. Hyseni ka thënë se edhe Gjilani  njësoj si Prishtina po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra e tyre e menaxhimit ka qenë krejt tjetër.

Hysnei ka thënë se mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues, raporton lajmi.net

Megjithatë,  ka pohuar se shumë shpejt do të thërrasin seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’I mbuluar obligimet ekzistuese.

“Edhe Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër. Ne kemi respektuar plotësisht legjislacionin dhe nuk kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare. Mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues. Megjithatë, shumë shpejt do të thërrasim seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’I mbuluar obligimet ekzistuese”, ka thënë Hyseni.

Postimi i plotë:

SQARIM PËR ÇËSHTJEN E BUXHETIT
Edhe Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër. Ne kemi respektuar plotësisht legjislacionin dhe nuk kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare.
Mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues. Megjithatë, shumë shpejt do të thërrasim seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’i mbuluar obligimet ekzistuese./Lajmi.net/