Ish-ambasadori Cana kritikon Kurtin: Një detyrë të klasës së 7-të s’ka ditë me e zgjidhë, ka një bachelor që sot është si shkollë e mesme

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana njëherësh pjesë e PDK në emisionin “Kosova Live” teksa po flitej për situatën politike në vend komentoi mënyrën se si publiku e vlerëson kryeministrin Albin Kurti në paraqitjet ndërkombëtare dhe në përdorimin e gjuhës angleze. Cana tha se, sipas tij, vlerësimet pozitive për aftësitë gjuhësore të Kurtit janë…

Lajme

26/11/2025 16:49

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana njëherësh pjesë e PDK në emisionin “Kosova Live” teksa po flitej për situatën politike në vend komentoi mënyrën se si publiku e vlerëson kryeministrin Albin Kurti në paraqitjet ndërkombëtare dhe në përdorimin e gjuhës angleze.

Cana tha se, sipas tij, vlerësimet pozitive për aftësitë gjuhësore të Kurtit janë të ekzagjeruara.

“Nuk e di pse e lartësojnë për paraqitjet në anglisht. Merrni një anglez ta japë vlerësimin. Ai flet një anglishte të Baushtellës” – u shpreh Cana.

Ai përmendi edhe një moment nga e kaluara, duke pretenduar se Kurti nuk kishte arritur të zgjidhte një detyrë të thjeshtë matematikore.

“Kurti një detyrë të klasës së 7-të s’ka ditë me e zgjidhë. Ai ka një bachelor që sot është si shkollë e mesme” – tha ai.

Cana theksoi se këto komente nuk i bën për të thënë se një kryeministër patjetër duhet të ketë aftësi të veçanta në matematikë apo gjuhë të huaja, por për t’iu kundërpërgjigjur, sipas tij, perceptimit publik se eksponentët e Vetëvendosjes janë më të përgatitur se të tjerët.

“Këto krahasime po i bëj vetëm për shkak të komenteve të njerëzve që thonë se është kaq i përgatitur,” – deklaroi ish-ambasadori.