Faqja e KQZ-së për diasporë jashtë funksionit | Behrami: VV e ka bërë nijet t’i fusin duart sërish në vota
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami me anë të një postimi ka thënë se deri në këto çaste, faqja që mundëson fillimin e procedurave të regjistrimit, është jashtë funksionit. Behrami ka thënë se nëse ky proces fillon me gabime të tilla teknike, “paramendo çka bën Martini me fletëvotime”, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Paramendo, sot ka…
Lajme
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami me anë të një postimi ka thënë se deri në këto çaste, faqja që mundëson fillimin e procedurave të regjistrimit, është jashtë funksionit.
Behrami ka thënë se nëse ky proces fillon me gabime të tilla teknike, “paramendo çka bën Martini me fletëvotime”, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Paramendo, sot ka pasë me fillu procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit.
Dhe, deri në këto çaste, faqja që mundëson fillimin e procedurave të regjistrimit, është jashtë funksionit.
Nëse ky proces fillon me ‘gabime teknike’, paramendo çka bën Martini me fletëvotime.
Këta e kanë bërë nijet t’i fusin duart sërish në vota.
Prandaj, duhet një koncentrim dhe angazhim maksimal i të gjithëve./lajmi.net/