Punëtorët e transportit publik në protestë – Gashi: Ne s’jemi fajtorë, problemet vijnë nga Komuna dhe Qeveria
Punëtorët e Trafikut Urban po kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe rikthimin e një shërbimi që funksionon për të gjithë qytetarët. Punëtorët e transportit publik kërkojnë transparencë, pagesa edhe rikthimin e një Trafiku Urban funksional. Punëtori i një linje publiko-private Sabit Gashi ngre shqetësime të mëdha për privatizimin dhe mungesën e transparencës në…
Lajme
Punëtorët e Trafikut Urban po kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe rikthimin e një shërbimi që funksionon për të gjithë qytetarët.
Punëtorët e transportit publik kërkojnë transparencë, pagesa edhe rikthimin e një Trafiku Urban funksional.
Punëtori i një linje publiko-private Sabit Gashi ngre shqetësime të mëdha për privatizimin dhe mungesën e transparencës në buxhetin e Komunës
“Kur ia ka nisë privatizimi i Komunës me i shti me kilometrazh, si Trafikun Urban edhe kompanitë private, u dashtë me ditë a ka buxhet shteti Komuna jo vetëm me i shpall, me dal me punu me kilometrazh. Domethënë, janë ra edhe Trafiku Urban edhe kompanitë private. Derivatet e naftës i kanë marrë në të zezë pa pagesë deri tash, e tash janë me miliona euro nëpër derivate te kompania private edhe Trafiku Urban. Komuna s’ka reagu kurgjo, se po thotë ‘m’ka borxh Qeveria’. Ti duhet me ditë atë borxh kush e ka. Ne nuk jemi fajtor, as kompania private, as Trafiku Urban. Na kanë thënë që i qesin rrogat muaj për muaj. Çka ki ti me Qeveri si kryetari i Komunës, Perparim Rama na nuk mujna me ndërhy në ato punë, na duhet me i pas punët e tona edhe me i pas pagesat normale”, tha ai.
Zgjidhja e pagave dhe stabiliteti financiar i punëtorëve është çelësi për t’u kthyer në punë dhe për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri thekson punëtori i një kompanie private, Izet Smajli
“Sa më shpejt na e shohim zgjidhjen, aq më mirë është për qytetarët, për ne e për të gjithë. A po e sheh, moti i vështirë është, tu ra shi. Më vjen keq shumë prej qytetarëve deri në pikën e fundit që po vuajnë pa fajin e tyne, me mbet pa transport, edhe punëtorët kanë arsye, se që gjashtë muaj nuk kanë marrë rroga, kanë hi në obligime në derivate të naftit. Kështu është e arsyeshme kjo protestë.…Si të zgjidhet çështja e pagave, ne jemi të kënaqur edhe e fillojmë punën, do të punojmë edhe do të sillemi me qytetarët ashtu siç jemi sjell sa më mirë, sa më ndershëm. Unë ju kisha bë thirrje dy palëve që mos të merren me fjalë, por të kenë punëtorët pagat, të kenë stabilitet financiar”, tha ai.
Sokol Zeqiri, shofer në kompani private, tha se mungesa e pagesave nga Komuna për kilometrat e autobusëve ka bërë që shërbimi i transportit publik të ndërpritet.
“Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë sepse qytetarët nuk kanë transport. Krejt autobusi sillet gjithë ditën me 30 euro 40 euro, çka me bë me ato pare. Për shkak të kësaj pune, naftën e kanë ndërprerë që gjashtë muaj, për shkak se komuna nuk ka paguar këto kilometra. Me autobus sillen tërë ditën, sepse i ka bërë shumicën pa pagesë me Kuletën Digjitale, me nxënës, me të moshuar, me të gjithë. Domethënë, nuk ka pasur realizim dhe jemi detyruar të ndërprejmë punën”, tha ai.
Qytetarët e Prishtinës tash e tre ditë po përballen me mungesë të transportit publik për shkak të protestës së punëtorëve.