Rrahmani: Nuk kemi ndryshuar qëndrim për Kodin Civil, është i rëndësishëm

Kryetari i “Listës për Familje”, Eman Rrahmani teksa zyrtarizuan marrëveshjen politike me PDK-në për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit ai tha se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket Kodit Civil. “Natyrisht që të gjithë i dini qëndrimet tona për Kodin Civil. Absolutisht do të kemi qëndrime të njëjta, kodi është shumë i rëndësishëm…

Lajme

26/11/2025 15:26

Kryetari i “Listës për Familje”, Eman Rrahmani teksa zyrtarizuan marrëveshjen politike me PDK-në për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit ai tha se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket Kodit Civil.

“Natyrisht që të gjithë i dini qëndrimet tona për Kodin Civil. Absolutisht do të kemi qëndrime të njëjta, kodi është shumë i rëndësishëm duhet me kalu në mënyrë që t’iu shërbeje qytetarëve dhe interesave dhe familjeve tona do të angazhohemi dhe të punojmë dhe që ai të jetë i dobishëm dhe për vlerat absolutisht nuk kemi bërë asnjë lloj ndryshim të qëndrimit por kemi rrugëtimin e njëjtë të angazhimit politik”, tha ai në konferencën për media që ishte bashkë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Edhe Kryetari i PDK-së Bedri Hamza e ka dhënë mendimin e tij sa i përket qëndrimit të “Listës për Familje” për Kodin Civil, duke thënë se PDK nuk ka politika diskriminuese.

“Kemi një numër të madh të ligjeve, një prej tyre është i rëndësishëm edhe Kodi Civil dhe Kodi Civil mos të reduktohet në një nen apo pikë. Ne kemi një marrëveshje ndërsa për çështjet tjera specifike që mund të vijnë, normalisht ne mbështesim familjen edhe ë aspektin social d he organizimit mirëpo PDK nuk është parti dhe nuk është askush këtu të kemi politika diskriminuese. Gjithçka brenda Kushtetutës dhe rregullave dhe duke respektuar edhe çështjen e familjes”, deklaroi Hamza.