Koalicion LDK-AAK në Prishtinë? – Bekë Berisha publikon fotografi me Përparim Ramën!

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar në komunë të Prishtinës, Bekë Berisha ka dhënë sinjale se mund të ketë një koalicion me LDK-në në këtë komunë, tash pas verifikimit të rezultateve. Berisha në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi duke pirë kafe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net. “Një kafe me…

Lajme

26/11/2025 15:16

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar në komunë të Prishtinës, Bekë Berisha ka dhënë sinjale se mund të ketë një koalicion me LDK-në në këtë komunë, tash pas verifikimit të rezultateve.

Berisha në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi duke pirë kafe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net.

“Një kafe me kryetarin”, ka shkruar Berisha, duke ia vendosur edhe flamurin e Shqipërisë.

Edhe në fushatën e balotazhit, Berisha kishte publikuar një video me Ramën, duke i dhënë mbështetje./lajmi.net/