Rrahmani tregon pse vendosi të bëj koalicion me PDK-në: Hamza është person unifikues, dhe shumë profesional
Kryetari i Listës për Familjen, Eman Rrahmani në një konferencë për media ka falënderuar PDK-në për çasjen konstruktive të grupit të negocimit, me të cilët kanë arritur marrëveshje për koalicion për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Rrahmani ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e zhvillimit, situatën me energjinë, aspektin social e shoqërinë dhe familjen në…
Lajme
Kryetari i Listës për Familjen, Eman Rrahmani në një konferencë për media ka falënderuar PDK-në për çasjen konstruktive të grupit të negocimit, me të cilët kanë arritur marrëveshje për koalicion për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rrahmani ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e zhvillimit, situatën me energjinë, aspektin social e shoqërinë dhe familjen në përgjithësi, duke u dakorduar për të gjitha këto pika, dhe duke u zotuar për një angazhim të përbashkët në ruajtje të familjës, identitetit tonë.
“Me kryetarin Hamza kemi pas bashkëpunime të vazhdueshme, andaj edhe si një figurë unifikuese dhe shumë profesionale sidomos në çështjet ekonomike, sot vendi ka jashtëzakonisht nevojë që të bashkohen forcat dhe të bëjmë një rrugëtim politik të dinjitetshëm, ku vlerat tona të përbashkëta t’i angazhojmë në punë të përbashkët dhe mirëqenie”, ka thënë Rrahmani.
Ai pëvreç Hamzës, ka falënderuar të gjitha subjektet politike që kanë negociuar gjatë kësaj kohe, sidomos LDK-në, por që ka thënë se kanë zgjedhur PDK-në për bashkëpunim, për shkak të kandidatit për kryeministër që është Bedri Hamza.
“Natyrisht që njëra prej arsyeve është pse kemi kandiat për kryeministër kryetarin e PDK-së Hamza, me një punë të dëshmuar, profesionalizëm dhe më së shumti ku ka sot nevojë shoqëria jonë, një unifikim, largim të gjuhës së urrejtjes, nxitjes së përçarjes dhe gjitha këto që po ishohim sot që është duke ndodh në vendin tonë. Andaj, shpresoj që ky bashkëpunim të jetë i dobishëm, praktik dhe në dobi të qytetarit të Kosovës. Neve shpesh kemi me u pa, e kemi me u angazhu në punë të përbashkëta tash e tutje, por ky është vetëm një fillim i punës i cili shpresojmë dhe besojmë që me angazhim të plotë do të jetë i suksesshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka thënë Rrahmani. /Lajmi.net/