Hamza për RTK-në: Ekziston zgjidhja ligjore dhe mundësia financiare, por duhet të ketë vullnet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur gjatë konferencës edhe për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), punëtorët e së cilës vazhdojnë të jenë pa paga tash e tre muaj. Hamza, u shpreh se si kryetar i PDK-së dhe si parti politike do të ishte i gatshëm të merrte përgjegjësi në rast se nuk do të…

Lajme

26/11/2025 15:16

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur gjatë konferencës edhe për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), punëtorët e së cilës vazhdojnë të jenë pa paga tash e tre muaj.

Hamza, u shpreh se si kryetar i PDK-së dhe si parti politike do të ishte i gatshëm të merrte përgjegjësi në rast se nuk do të kishte zgjidhje ligjore dhe mundësi financiare, por se sipas tij kjo nuk qëndron, transmeton lajmi.net.

Hamza, ka deklaruar se pasi jemi në fund të vitit ekziston mundësia që 5 përqind e totalit të ndarjeve të fund vitit të merren në pjesën ku ka teprica dhe të ri destinohen aty ku është nevoja.

“Më vjen keq kjo që ka ndodh unë kam qenë në ministri të Financave për tetë vjet sikur mos të kish pas zgjidhje ligjore edhe mundësi financiare me ju bo zgjidhje punëtoreve të RTK-së,  sigurisht se jam i gatshëm të marrë përgjegjësi si parti politike dhe si kryetar i PDK-së, zgjidhja ligjore ekziston jemi në fundin e vitit 5% e totalit të ndarjeve në fund vit munden me u marr aty ku ka teprica dhe mu u ridestinu dhe me u dërgu aty ku ka nevoja prandaj është mirë me ekzistu vullneti, juristat e bëjnë zgjidhjen sepse zgjidhja është brenda ligjit dhe me u bo transferimi i mjeteve i cili mundëson pagesën e pagave për të punësuarit  në RTK “, ka deklaruar Hamza. /Lajmi.net/