Publikohen pamjet e kanalit të Ibër-Lepencit pas dëmtimit me mjete të forta
Pas incidentit të raportuar së fundmi në komunën e Zubin Potokut, pamjet nga terreni tregojnë gjendjen e kanalit të Ibër-Lepencit pas dëmtimit. Në fotografit e publikuara nga RTV Dukagjini shihet qartë pjesa e bajpas-it e cila është dëmtuar, dyshohet me mjete të forta. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po trajtohet si “asgjësim apo dëmtim i…
Lajme
Pas incidentit të raportuar së fundmi në komunën e Zubin Potokut, pamjet nga terreni tregojnë gjendjen e kanalit të Ibër-Lepencit pas dëmtimit.
Në fotografit e publikuara nga RTV Dukagjini shihet qartë pjesa e bajpas-it e cila është dëmtuar, dyshohet me mjete të forta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po trajtohet si “asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.
Ky incident vjen një vit pas shpërthimit të 29 nëntorit 2024, kur kanali ishte sulmuar me rreth 20 kilogramë lëndë shpërthyese. Edhe pse dhjetëra persona u arrestuan atëkohë, ende nuk është ngritur aktakuzë ndërkaq dy persona ndodhen në paraburgim.
Kanali i Ibër-Lepencit është një prej infrastrukturave më të rëndësishme të furnizimit me ujë në vend, duke siguruar ujë për veriun e Kosovës, rajonin e Mitrovicës, Prishtinën dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
