Vdes mjekja e UÇK-së, Ajete Bashota
Ka vdekur ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ajete Bashota. Për vdekjen e saj, ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili shprehu ngushëllimet e tij. “Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë…
Lajme
Ka vdekur ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ajete Bashota.
Për vdekjen e saj, ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili shprehu ngushëllimet e tij.
“Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë. Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, ka shkruar ai.