“Ndërrove jetë në krahët e mi, nuk e prite djalin ta dëgjoje duke të thirrur babi” – Ish gruaja e Shpat Kasapit shkruan mesazh emocionues për vdekjen e tij
Ish-bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapit, Selvija ka reaguar për vdekjen e tij. Ajo përmes një shkrimi emocionues, ka dhënë detaje nga vdekja e tij. Selvija ka thënë se ata ndodheshin në Itali, për t’i bërë dokumentat atje që djalin e tyre Roelin 3 vjeçar, ta trajtonin tek logopedët. “Ndrove jetë në krahët…
ShowBiz
Ish-bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapit, Selvija ka reaguar për vdekjen e tij.
Ajo përmes një shkrimi emocionues, ka dhënë detaje nga vdekja e tij.
Selvija ka thënë se ata ndodheshin në Itali, për t’i bërë dokumentat atje që djalin e tyre Roelin 3 vjeçar, ta trajtonin tek logopedët.
“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë… Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty,” shkruan ajo mes emocionesh të forta.
Ajo e ka pyetur atë se si t’ia shpjegoj djalit të tyre, që ai nuk është më.
“E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”, ka shkruar ajo mes tjerash. /Lajmi.net/
