Komuna i harron banorët e fshatit “Orllan” në Podujevë, urës i vendosen anësoret vetëm nga njëra anë

Problemet me të cilat përballen banorët e fshatrave të ndryshme të Kosovës janë shqetësuese. Anipse në kohë fushate vizitohen nga kandidatë të shumtë, pas fushatës elektorale ata vihen në harresë bashkë me problemet që i preokupojnë çdo ditë. Ngjashëm situata është edhe me banorët e fshatit “Orllan” në Podujevë. Fëmijë, të moshuar e qytetarë të…

Lajme

26/11/2025 11:40

Problemet me të cilat përballen banorët e fshatrave të ndryshme të Kosovës janë shqetësuese.

Anipse në kohë fushate vizitohen nga kandidatë të shumtë, pas fushatës elektorale ata vihen në harresë bashkë me problemet që i preokupojnë çdo ditë.

Ngjashëm situata është edhe me banorët e fshatit “Orllan” në Podujevë.

Fëmijë, të moshuar e qytetarë të ndryshëm duhet të kalojnë në anën e rrugës ku është e vendosur ura, por që rrethojat e saj janë vetëm në njërën anë, kurse anën tjetër nuk ka kurrfarë sigurie.

Rreziku që paraqitet për qytetarët e kësaj ane nuk po u intereson sado pak zyrtarëve të komunës, të cilët do të duhej që këto rrethoja t’i vendosnin në të dyja anët./Lajmi.net/