Tri të miturat në Drenas e sulmuan një tjetër vajzë për shkak të ofendimeve të shkëmbyera në rrjetet sociale
Policia e Kosovës dje ka arrestuar tri të mitura në Drenas, për shkak se ishin përfshirë në një rrahje të hënën, tek Stacioni i Autobusëve. Në raportin e policisë thuhet se tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, transmeton lajmi.net. “Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025…
Lajme
Policia e Kosovës dje ka arrestuar tri të mitura në Drenas, për shkak se ishin përfshirë në një rrahje të hënën, tek Stacioni i Autobusëve.
Në raportin e policisë thuhet se tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, transmeton lajmi.net.
“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. “, thuhet në raport.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka dërguar pyetje tek Prokuroria Themelore në Prishtinë për të kuptuar më shumë në lidhje me këtë rast.
Në përgjigjen e dhënë, PTH thotë se tri të miturat e kanë sulmuar një tjetër të mitur për shkak të ofendimeve në rrjetet sociale.
“Ju informojmë se tre të mitura janë ndaluar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një të mitur tjetër, si pasojë e konflikteve dhe ofendimeve të shkëmbyera në rrjetet sociale.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore./lajmi.net/