Blero pas vdekjes së Shpat Kasapit: Zemra më është thyer në një mënyrë që s’e kam njohur kurrë më parë

Këngëtari kosovar, Blero, ka reaguar pas vdekjes së mikut të tij, Shpat Kasapi. Blero ka shkruar se lajmi për vdekjen ia ka thyer zemrën si asnjëherë më parë. “Pusho në paqe, Shpat. Gjithmonë do të jem krenar që të quajta mik”, ka shkruar Blero. Reagimi i plotë: Sot zemra më është thyer në një mënyrë…

ShowBiz

26/11/2025 11:02

Këngëtari kosovar, Blero, ka reaguar pas vdekjes së mikut të tij, Shpat Kasapi. Blero ka shkruar se lajmi për vdekjen ia ka thyer zemrën si asnjëherë më parë.

“Pusho në paqe, Shpat. Gjithmonë do të jem krenar që të quajta mik”, ka shkruar Blero.

Reagimi i plotë:

Sot zemra më është thyer në një mënyrë që s’e kam njohur kurrë më parë. Ikja jote, Shpat, na ka lënë të gjithëve pa fjalë, pa frymë, pa forcë. Miku im, kolegu im, njeriu me shpirt të bardhë dhe zemër të madhe… do të të mbaj mend gjithmonë me buzëqeshjen që e ndriçonte çdo dhomë ku hyje.

Është e pabesueshme të flas për ty në të kaluarën. Ti ishe dritë, mirësi, energji e pastër. Çdo moment me ty ishte një bekim, çdo bisedë një paqe, çdo kujtim një dhuratë.

Lutem për ty me gjithë shpirt, dhe për familjen tënde që ka humbur një engjëll në tokë. Ndërsa unë… jam i thyer. I thyer në shpirt, në zemër, në çdo pjesë të vetes që të ka njohur dhe dashur.

Fli i qetë, vëlla. Drita jote nuk do të shuhet kurrë. Do të jetosh në kujtimet tona, në historitë tona, në zemrat tona.

Pusho në paqe, Shpat.

Gjithmonë do të jem krenar që të quajta mik.