Ramadani: Na duhet një Ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka treguar për nevojën që ka Kosova për hartimin e një ligji për mbrojtjen nga kërcënimet hibride. Ai ka bërë me dije se siguria kombëtare duhet të mbrohet. Në profilin e tij në “Facebook”, Ramdani ka shkruar se si duhet të hartohet një ligj i tillë. “Na duhet një Ligj…
Lajme
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka treguar për nevojën që ka Kosova për hartimin e një ligji për mbrojtjen nga kërcënimet hibride.
Ai ka bërë me dije se siguria kombëtare duhet të mbrohet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramdani ka shkruar se si duhet të hartohet një ligj i tillë.
“Na duhet një Ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike. Siguria kombëtare duhet të mbrohet. Kosova të zhvillojë një kornizë më të gjerë legjislative, me ligje, strategji dhe institucione që adresojnë edhe dimensionet jo-teknike, sikurse dezinformimi, ndërhyrja armiqësore, sabotimi, ndikimi, edukimi publik, bashkëpunimi ndërkombëtar e të ngjashme”, ka shkruar ai.