KQZ mban mbledhje sot, në rend dite qendrat e votimit jashtë Kosovës dhe lista preliminare e votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbeledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, do të shqyrtohen dhe miratohen qendrat e votimit jashtë Kosovës, numri i vendvotimeve dhe numri maksimal i votuesve për vendvotime, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 28 dhjetor. Gjithashtu, pikë e rendit të ditës është edhe njoftimi…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbeledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, do të shqyrtohen dhe miratohen qendrat e votimit jashtë Kosovës, numri i vendvotimeve dhe numri maksimal i votuesve për vendvotime, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të datës 28 dhjetor.
Gjithashtu, pikë e rendit të ditës është edhe njoftimi me raportin e listës preliminare të votuesve për këto zgjedhje. /Lajmi.net/