Publikohen pamje të rënda – Tri vajza të mitura grushtojnë njëra tjetrën në Drenas, dërgohen në mbajtje
Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar tri të mitura nën dyshimin për përfshirje në rrahje mes vete. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”. “Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë…
Lajme
Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar tri të mitura nën dyshimin për përfshirje në rrahje mes vete.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Betimi për Drejtësi” kishte publikuar pamjet nga kjo rrahje mes nxënësve tek Stacioni i Autobusëve