Veri i Mitrovicës: Vajza sulmon fizikisht babanë e tij – Viktima kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Dje rreth orës 23:53, pas një mosmarrëveshje, vajza ka sulmuar fizikisht babanë e saj, i cili kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzë së tij. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit,…
Lajme
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Dje rreth orës 23:53, pas një mosmarrëveshje, vajza ka sulmuar fizikisht babanë e saj, i cili kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzë së tij.
I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë e Veriut 25.11.2025, 23:53. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar babanë e saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/