Kryeziu: Bedri Hamza po ndërton momentum serioz, Fatmir Limaj duhet t’i bashkohet listës

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike, duke vlerësuar mënyrën se si kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, po e konsolidon pozicionin e tij para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryeziu ka thënë se i pëlqen qasja e Hamzës, të cilën e përshkruan si serioze, të qetë dhe…

Lajme

26/11/2025 09:12

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike, duke vlerësuar mënyrën se si kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, po e konsolidon pozicionin e tij para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryeziu ka thënë se i pëlqen qasja e Hamzës, të cilën e përshkruan si serioze, të qetë dhe unifikuese. Ai ka shtuar se, sipas tij, një bashkim i Fatmir Limajt me listën e PDK-së do të krijonte një garë më të balancuar dhe dinjitoze në raport me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.

“Mua po më pëlqen mënyra si Bedri Hamza po ndërton momentumin e tij—me seriozitet, qetësi dhe frymë unifikimi. Mendoj se edhe Fatmir Limaj duhet t’i bashkohet kësaj liste, në mënyrë që zgjedhjet e 28 dhjetorit të paraqesin një përballje dinjitoze mes dy alternativave të qarta: LVV-së dhe PDK-së”, ka shkruar Kryeziu.

Reagimi i tij vjen në kohën kur subjektet politike po intensifikojnë takimet dhe angazhimet për konsolidimin e listave zgjedhore dhe krijimin e koalicioneve të mundshme para zgjedhjeve./lajmi.net/