Sorensen takohet në Madrid me kryediplomatin spanjoll, dialogu Kosovë-Serbi temë e takimit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares. Takimi është mbajtur në Madrid, ku fokusi kryesor ka qenë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net. “Diskutim i thellë në Madrid me ministrin spanjoll Jose Manuel Albares mbi dialogun e…
Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares.
Takimi është mbajtur në Madrid, ku fokusi kryesor ka qenë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Diskutim i thellë në Madrid me ministrin spanjoll Jose Manuel Albares mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Mirënjohës për interesin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e fortë të Spanjës për avancimin e procesit të normalizimit” shkroi emisari Sorensen.
Ky takim vjen pas një sërë vizitash që Sorensen ka zhvilluar me zyrtarë të ndryshëm evropianë, në kuadër të përpjekjeve për të shtyrë përpara ndërmjetësimin që BE-ja po realizon mes dy palëve./lajmi.net/